Femrat e dy shkollave në Prishtinë bëhet llom mes vete – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Femrat e dy shkollave në Prishtinë bëhet llom mes vete

15:08 | 11 Shtator 2019

Pesë nxënëse të dy shkollave të Prishtinës janë rrahur sot në mes vete, ndërkaq momentalisht janë duke u intervistuar nga ana e policisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Aktualisht palët e përfshira në rast 5 persona (femra), janë shoqëruar në stacion policor dhe janë duke u intervistuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq Express mëson se njëra nga vajzat e përfshira në rrahje është nxënëse e shkollës së mesme të lartë “Gjin Gazulli” në Prishtinë, ndërkaq katër të tjerat janë të një shkolle tjetër.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!