Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht u prezantua sot si lojtari më i ri i skuadrës së Al Nassrit.
Ronaldo e ka mbyllur aventurën në futbollin evropian, dhe do ta vazhdojë të ardhmen e tij, respektivisht dy vitet e gjysmë të ardhshme në Arabinë Saudite.
Superylli portugez tha se ndihet tejet mirë dhe krenarë që ka marrë këtë vendim, ndërsa tregoi se qëllimi i tij është që ta ngrit futbollin arab dhe të ndihmojë futbollin e femrave.
“Dua ta ndryshojë mentalitetin e gjeneratës së re dhe kisha mundësi të shumta në Evropë, Brazil, Amerikë dhe Portugali që më kërkonin, por unë i dhashë fjalën time këtij klubi. Unë e di se çfarë dua dhe se çfarë nuk dua. Dua të ndihmojë në pika të shumta dhe skuadrën e femrave të Al Nassr. Dua të ndryshojë perspektivën e shumë njerëzve”, tha Ronaldo.
Ronaldo ka treguar se familja e tij janë të lumtur për vendimin e tij për tu transferuar te Al Nassr dhe se e kanë përkrahur tej mase.