Femrat ukrainase marrin pjesë në trajnimin për deminim në Kosovë

17:43 | 01 Qershor 2022

Gratë ukrainase marrin pjesë në trajnimin për deminim në Kosovë.

Ka disa ditë që një grup grash ukrainase janë duke u trajnuar për heqjen e minave tokësore dhe mjeteve tjera të pashpërthyera në komunën e Pejës në Kosovë.

Skynews i ka kushtuar një artikull të grupit i cili personel civil dhe ushtarak, bashkë me fotografitë ku ata shihen duke kërkuar mina tokësore të rreme të veshura me veshje të blinduara gjatë trajnimit, transmeton Klankosova.

Ky grup do të ndjekë një kurs të avancuar katër-javor që drejtohet nga trajnerë kosovarë që morën pjesë në pastrimin e dhjetëra mijëra minave dhe bombave thërrmuese të mbetura nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Komento: