Fenerbahçe anulon stërvitjen e së premtes, mësohet arsyeja

21:02 | 07 May 2020

Fenerbahçe anulon stërvitjen e së premtes pasi një punëtor ka dalë pozitiv me koronavirus.

Skuadra e madhe turke e futbollit, Fenerbahçe, të martën i është nënshtruar testimit për koronavirus.

Rezultati është bërë i ditur të enjten mbrëma, ndërsa është konfirmuar se një punëtor në qendrën stërvitore ka dalë pozitiv. Ndërkohë Fenerbahçe ka njoftuar se një i punësuar tjetër është në dyshim për mundësinë të jetë me koronavirus.

Dy të punësuarit do të testohen sërish të premten.

“Si rezultat i kësaj, stërvitja e nesërme e ekipit është anuluar”, ka njoftuar Fenerbahçe.

Te Fenerbahçe luan sulmuesi më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi.

Komento: