Fenerbahce për Vedat Muriqin: E merr kush e paguan këtë shumë

17:17 | 19 May 2020

Fenerbahce e thotë hapur: Vedat Muriqin e merr kush e paguan këtë shumë.

E ardhmja e Vedat Muriqit është larg Fenerbahces pas përfundimit të sezonit.

Sulmuesi nga Prizreni ka shkëlqyer këtë sezon si me fanellën e Fenerit ashtu edhe me të Kosovës.

Siç raporton “A Spor” skuadra turke ka vendosur ta shesë nëse në arkat e klubit derdhen 30 milionë euro.

Për Muriqin interesim kanë shfaqur Tottenham, Manchester United, Lazio dhe disa skuadra tjera.

Komento: