
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Fenerbahce-Ankaragucu.
Vedat Muriqi do të jetë startues në ndeshjen kundër Ankaragucu.
Fenerbahce luan në udhëtim kundër skuadrës së Ankaragucu, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Turqisë.
Një orë para se skuadrat të zbresin në fushën e blertë, Feneri ka publikuar formacionin zyrtar, ku shihet se Muriqi do të luajë nga minuta e parë.
Ndeshja mes dy skuadrave do të luhet me fillim nga ora 18:00.
Më poshtë lajmi ua përcjell 11-ën startuese të Fenerbahce.
