Fenerbahçe transferon El-Nesyrin nga Sevilla

14:16 | 23 Korrik 2024

Klubi turk i Fenerbahçes ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të rrezikshëm Youssef El-Nesyri nga Sevilla.

Jose Mourinho e ka nisur fuqishëm, duke sjellë lojtarë që mund ta forcojnë edhe më shumë ekipin e Fenerit.

Pas Saint-Maximin, klubi turk është marrë vesh për kushtet financiare me El-Nesyrin.

Sevilla pritet të marrë 20 milionë euro nga shitja e sulmuesit maroken.

Klubi spanjoll do ta zëvendësojë atë me sulmuesin Azmoun.

Komento: