Fenerbahce ul çmimin e Vedat Muriqit, kjo është vlera e tij tani

22:31 | 18 June 2020

Alarmohen skuadrat evropiane, Fenerbahce ul çmimin e Vedat Muriqit.

Vedat Muriqi po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i gjigantit turk Fenerbahce.

Sulmuesi nga Kosova në vitin e tij të parë me gjigantin turk ka shkëlqyer, duke ngjallur interesimin e skuadrave të njohura evropiane për të.

Lazio, Fiorentina e Napoli interesohen për transferimin e tij në Serie A, ndërsa Muriqi kërkohet edhe në Angli.

Tottenham Hotspur, Burnley, Brighton dhe West Bromvich Albion janë skuadrat angleze që kanë kërkuar transferimin e kosovarit.

26-vjeçari ka një ofertë shumë të mirë edhe nga kampionati francez Ligue 1, ku Stade Rennes dëshiron ta transferojë prizrenasin.

Fenerbahce pretendonte të fitonte 30 milionë euro nga shitja e Muriqit, por pandemia Covid-19 ka futur në krizë financiare shumë klube të futbollit.

Klubi nga Stambolli tani ka ulur çmimin e Muriqit dhe kjo ka alarmuar skuadrat e interesuara për të.

Fenerbahce tani kërkon një shumë 15 deri në 20 milionë euro për ta lënë të lirë Muriqin të largohet.

Kampioni i shumëfishtë turk synon që ta zëvendësojë kosovarin me Ali Sowen nga CSKA e Sofjes ose kroatin Mario Mandzukic.

Komento: