Feraj akuzon opozitën se është e gatshme ta shes Veriun për “kthim në pushtet”

13:15 | 17 Shtator 2023
feraj-akuzon-opoziten-se-eshte-e-gatshme-ta-shes-veriun-per-“kthim-ne-pushtet”

Hysamedin Feraj që mban pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka imagjinuar një bisedë për veriun e vendit.

Ai ka akuzuar opozitën se është në gjendje ta shes veriun, për “kthim në pushtet”.

Postimin, Feraj e ka nisur duke pyetur se “sa është çmimi i veriut të Kosovës?”.

Për këtë pyetje, përgjigja e opozitës sipas imagjinatës së Ferajt, do të ishte: “kthimi ynë në pushtet + disa miliona euro/dollarë investime nga EU /SHBA. “Sigurisht”, rritet rroga mesatare. Apo jo?”, ka shkruar Feraj.

Komento: