Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Shtime, të cilët, sipas tij, janë të gatshëm dhe të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Shala ka theksuar se 9 shkurti do të sjellë një “kahje më të mirë” për Shtimen, sikurse për gjithë Kosovën, duke shtuar se vetëm PDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, mund të sigurojnë këtë ndryshim.
“Për dinamikën e fushatës dhe alternativën qeverisëse që do ta shpalosim para qytetarëve, diskutuam me kryetarin e degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupin, anëtarin e Kryesisë në nivel qendror, Fehmi Mujota, me kandidatët për deputetë nga kjo degë, Naim Ismajlin e Aulona Sylën, dhe me kandidatët e kolegët deputetë, Xhavit Halitin e Rashit Qalajn,” ka shkruar Shala në postimin e tij në Facebook.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në fushatën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku struktura e partisë është mobilizuar për të ofruar një alternativë qeverisëse të fuqishme për qytetarët e Kosovës.
Sot takuam strukturat e PDK-së në Shtime, të cilët janë të gatshëm e të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit. 9 shkurti do t’i jap një kahje më të mirë edhe Shtimes, sikurse të gjithë Kosovës. Këtë mund ta bëjë dhe di ta bëjë vetëm PDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza.
Për dinamikën e fushatës dhe alternativën qeverisëse që do ta shpalosim para qytetarëve, diskutuam me kryetarin e degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupin, anëtarin e Kryesisë në nivel qendror, Fehmi Mujota, me kandidatët për deputetë nga kjo degë, Naim Ismajlin e Aulona Sylën, dhe me kandidatët e kolegët deputetë, Xhavit Halitin e Rashit Qalajn.