
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka vazhduar takimet me qytetarët e Komunës së Drenasit e më gjerë për të rikonfirmuar edhe një herë përkushtimin e tij dhe angazhimin e palodhur për të përçuar zërin qytetar të kësaj treve.
“Para përkrahësve të shumtë shpalosëm programin qeverisës #Rimëkëmbje dhe premtuam se jemi të vendosur që proceset e shtetndërtimit të nisura nga dy liderët tanë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, do t’i finalizojmë shumë shpjet”, ka shkruar Shala në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka bërë edhe postimin e disa fotografive nga takimi me shumë qytetarë të cilët i kanë dhënë përkrahje edhe për një mandat të dytë për deputet.
Ja postimi i plotë i Shalës:
Takim mbresëlënës me anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike të Kosovës në Poklek të Vjetër, Poklek të Ri dhe Vasilevë.
Para përkrahësve të shumtë shpalosëm programin qeverisës #Rimëkëmbje dhe premtuam se jemi të vendosur që proceset e shtetndërtimit të nisura nga dy liderët tanë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, do t’i finalizojmë shumë shpjet.
Në Poklek të Vjetër, Poklek të Ri dhe Vasilevë qytetarët iu përgjigjen me PO të madhe qeverisjes së ardhshme të Kosovës në krye me PDK-në.
#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje.



