Ferat Shala: Pokleku, simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri

18:08 | 28 January 2025
ferat-shala:-pokleku,-simbol-i-dhimbjes-dhe-sakrifices-per-liri

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka përkujtuar me nderim dhe respekt masakrën në Poklek, një nga momentet më të dhimbshme në historinë e popullit të Kosovës.

“Pokleku do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga dhimbjet më të mëdha të popullit tonë në rrugën drejt lirisë,” – ka thënë Shala, gjatë vizitës në Shtëpinë Muze të Poklekut.

Ai vlerësoi rolin e ambasadorit William Walker, i cili i dha jehonë ndërkombëtare vuajtjeve të popullit shqiptar, duke theksuar rëndësinë e këtij muzeu si një vend kujtimi për 53 civilët e masakruar më 17 prill 1999, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, viktima të fushatës kriminale të çetnikëve serbë.

“Sado e vështirë të jetë e kaluara jonë, kujtesa jonë kolektive nuk duhet të harrojë asnjëherë kontributin e z. Walker dhe sakrificën e viktimave të luftës, të cilët me gjakun e tyre formësuan rrugën tonë drejt lirisë,” – përfundoi ai.

#PDK131
#BedriHamza1
#FeratShala9

Komento:
loading