Ferat Shala pyet: Si iu faturohet rryma qytetaëve që s’kanë njësorë të mençur?

10:49 | 22 Shkurt 2022

Shala: Si iu faturohet rryma qytetaëve që s’kanë njësorë të mençur?

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për sistemin energjetik.

Shala ka pyetur se si po faturohen qytetarët që nuk kanë njësorë të mençur të rrymës.

“Me tarfiat e reja sipas ZRRE-së duhet të zbatohen prej 9 shkurtit, e leximi është bërë në fund të janarit. Pse kështu? Tash po rritet konsumi mesatar ditor dhe praktikisht po merret mesastarja 9-ditore për konsumatorë që kanë njësorë të mençur. Dhe pastaj po shumëzohet për ditët kur ka filluar faturimi. Çka po ndodh me konsumatorët që nuk kanë njësorë të mençur? Si po u faturohen atyre rryma? Në mënyrë paushalle apo si?”, ka pyetur ai.

Shala tha se KEK-u është përballë kolapsit për shkak se “KESCO ia ka borxh rreth 75 milionë euro”.

Komento: