Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se po vazhdon takimet ne lagje, fshatra e qytet pas qyteti me aktivistë, bashkëpartiak dhe bashkëluftëtarë për një Kosovë më të zhvilluar dhe mundësi për të gjithë.
“Me besim, shpresë dhe përkushtim për një Kosovë më të mirë. Lagje pas lagjeje, fshat pas fshati, qytet pas qyteti, me aktivistë, bashkëpartiakë dhe bashkëluftëtarë për një Kosovë të zhvilluar dhe mundësi për të gjithë”, ka shkruar Shala.