Deputeti i PDK-së Ferat Shala, në një postim të tij, ka ndarë emocionet dhe kujtimet nga takimi me bashkëluftëtarët e tij, duke vizituar odën e Sadri Shalës në Kleçkë.
Ai theksoi se sa herë që kthehet në këtë vend, zemra e tij mbushet me mall dhe kujtime të paharrueshme nga ditët e lavdishme të luftës për liri.
Shala theksoi se kjo shtëpi ka pasur një rëndësi të madhe, jo vetëm si strehë, por edhe si vend i qëndresës dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.
Ai kujtoi gjithashtu bisedat dhe vendimet që janë marrë atje për Kosovën.
Në këtë postim, Shala nderoi edhe ata që kanë humbur jetën në luftë, duke i dhënë nderime të veçanta familjes së Sadri Shalës dhe atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.