
Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka kritikuar thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap që po vjen në kohën më të keqe të mundshme për subjektin politik.
Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Ferati u shpreh se nuk ka pasur ndonjë urgjencë që të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm.
“Iniciativa nuk është në kohën më të mirë të mundshme, përkundrazi është në kohën më të keqe të mundshme që është LDK-ja dhe mendoj që nuk ka pasur urgjencë”, deklaroi ai.
Sekretari i LDK-së theksoi gjithashtu se ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i trajtuar problemet e brendshme të partisë pa pasur nevojë për një Kuvend të Jashtëzakonshëm.
“Ka pasur mjaftueshëm kohë që me prit deri në Kuvendin e rregullt edhe ka pasur mjaftueshëm kohë me i trajtuar këto probleme brenda,” u shpreh Ferati.