Ferguson gëzon tifozët e Liverppolit për titullin e kampionit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ferguson gëzon tifozët e Liverppolit për titullin e kampionit

09:22 | 16 Prill 2019

Po zhvillohet garë e ngushtë për titullin e kampionit në Angli.

Sir Alex Fergusoni e parashikon fituesin e titullit të Premierligës

Vetë njeriu që e kishte rrëzuar nga froni i Anglisë Liverpoolin, Sir Alex Fergusoni, tani ka parashikuar se pikërisht ata do ta fitojnë këtë sezon titullin e Premierligës.

Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Fergusoni, ka parashikuar se Liverpooli do të shpallet kampion i Anglisë në fund të sezonit, pasi që beson se Manchester City do të humbë pikë në ndeshjen ndaj “Djajve të kuq”, transmeton Gazeta Express.

Manchester Unitedi dhe Manchester City do të përballen në “Old Trafford” më 24 prill. Përderisa, Manchester City do të duhet të përballet edhe me Tottenhamin, Liverpooli ka ndeshje më të lehta në letër.

Parashikimin e Fergusonit e ka bërë të ditur Jonathan Ëalters, i cili e kishte biseduar me ish-bashkëlojtarin e tij dhe ish-mbrojtësin e Manchester Unitedit, Phil Bardsley. Ky i fundit kishte kaluar kohë me Fergusonin gjatë asaj jave.

“Unë po bisedoja me Phil Bardsleyn dhe ai kishte qenë me Sir Alex Fergusonin. Ata kishin biseduar për futboll dhe Fergusoni beson se Liverpooli do ta fitojë titullin”, ka thënë Ëalter për emisionin “Football Daily” në BBC Radio 5.

“Ai mendon se Liverpooli do ta fitojë titullin pasi që beson se Manchester Unitedi do të marrë pikë nga ndeshja me Manchester Cityn”.

Aktualisht, Liverpooli i ka 85 pikë të grumbulluara nga 34 ndeshje të zhvilluara, ndër Manchester City i ka 83 pikë nga 33 ndeshje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!