Ferit Idrizi e fiton Vushtrrinë me 54,27%

21:26 | 09 Nëntor 2025
Ferit Idrizi e fiton Vushtrrinë me 54,27%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në qytetin e Vushtrrisë janë numëruar të gjitha vendvotimet sa ishin gjithsejt 97.

Sipas KQZ-së, atje fitues ka dalë Ferit Idrizi i Partisë Demokratike të Kosovës me 54,27% apo 14 mijë e 427 vota.

Ndërsa, Sylejman Meholli i Lëvizjes Vetëvendosje i ka marrë 45,73% apo 12 mijë e 158 vota.

Komento: