Ferizaj: 18-vjeçari gjobitet me 300 euro, u kap duke vozitur me 110 km/h në zonën 40

17:46 | 25 Shtator 2024
ferizaj:-18-vjecari-gjobitet-me-300-euro,-u-kap-duke-vozitur-me-110-km/h-ne-zonen-40

Policia e ka ndaluar sot shoferin E.M. dhe e ka gjobitur atë me 300 euro për shkak të shkeljes së kufizimit të shpejtësisë në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi në fjalë ishte 18-vjeçar dhe se në zonën e kufizimit me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë, kishte vozitur 110 kilometra në orë.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse prej 300 euro, tre pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve”.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut”, thuhet në njoftim.

Komento: