Ferizaj, arrestohen një burrë dhe një grua për trafi*kimin e katër grave të tjera

10:38 | 16 March 2025
ferizaj,-arrestohen-nje-burre-dhe-nje-grua-per-trafi*kimin-e-kater-grave-te-tjera

Një burrë dhe një grua në Ferizaj janë arrestuar si të dyshuar për trafikim me njerëz nga viti 2024 deri në mars të vitit 2025.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të arrestuarit dyshohet se i kanë trafikuar katër gra, duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi për veten e tyre.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

Komento:
loading