Ferizaj mposht Trepçën ’89 – Dukagjini ia thellon krizën Drenicës

15:27 | 11 March 2023

Ferizaj në TOP FORMË, mposht Trepçën ’89 – Dukagjini ia thellon krizën Drenicës.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që gjatë 90 minutave u pa vetëm një gol. Ishte minuta e 19-të e ndeshjes kur u realizua goli i vetëm në këtë sfidë me mysafirët që bën një aksion fantastik.

Filip Gligorov asistoi bukur te Mateo Panadic i cili nga afërsia realizoi për 0-1.

Trepça ’89 deri në fund të ndeshjes kërkoi me ngulm golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe Ferizaj arkëtoi tre pikë të arta nga kjo përballje.

Ferizajasit me këto tre pikë ngritën në pozitën e shtatë në tabelë me 27 pikë, derisa lënë Trepçën ’89 një vend më poshtë me një pikë më pak.

Ndërkohë Dukagjini ka marr fitoren e dytë radhazi në Albi Mall Superligë, teksa ka mposhtur Drenicën me rezultat të pastër 2-0.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ka mposhtur një kundërshtar direkt për mbetjen në elitë dhe tre pikët e fituara sot i japin komoditet në tabelë.

Ishte minuta e 12-të e ndeshjes kur Otto John kaloi klinasit në epërsi falë një goli të realizuar brenda zonës së rreptësisë për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesën e dytë klinasit e nisën më mirë, kur vetëm pas dy minutash shënuan golin e sigurisë.

Ishte mbrojtësi anësorë Arbër Shala që u përkujdes për 2-0.

Deri në fund Dukagjini u mbrojt mirë dhe arritën fitoren e dytë radhazi, derisa Drenica pëson humbjen e dytë të njëpasnjëshme.

Me tre pikët e fituara sot, Dukagjini ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë, derisa Drenica mbetet e fundit në tabelë me 23 sosh.

Komento: