Fermerët marrin një lajm të mirë, hapet thirrja për subvencione

12:38 | 03 April 2025
fermeret-marrin-nje-lajm-te-mire,-hapet-thirrja-per-subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione, përmes të cilit program do të mundësohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe forcimi i kapaciteteve të mbi 30 mijë fermerëve.

Në njoftimin e MBPZHR-së, për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2025, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 02.05.2025 ora 16:00 (30 ditë kalendarike), transmeton Klankosova.tv

“Në kuadër të Programit të këtij viti, është mundësuar përdorimi i ortofotove më të fundit të vitit 2024 dhe MBPZhR-ja ka sjellë përmirësime të mëdha në digjitalizimin e parcelave dhe kontrollin në terren. Ky ndryshim do të lehtësojë edhe më shumë aplikimin për subvencione dhe do të sigurojë me saktësi gjendjen në terren”, thuhet në njoftim.

Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte, kriteret e vlerësimit fermerët/aplikuesit mund të informohen në detaje në web faqen e MBPZhR-së https://mbpzhr.rks-gov.net/subvencione/ dhe në web faqen e AZhB-së, https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Komento:
loading