Fernandes afër marrëveshjes me këtë skuadër

19:00 | 16 Shtator 2021

Bruno Fernandes, është shumë afër të përmbyll një marrëveshje të re me Manchester United, zbulon The Sun.

Djajtë e Kuq duan t’i japin 27-vjeçarit një marrëveshje të re afatgjatë që do të bëjë që pagat e tij të dyfishohen në mbi 250,000 në javë, përcjell ORAinfo.

Fernandes ka regjistruar 44 gola dhe 26 asistime në 86 paraqitje për Unitedin deri më tani, pasi fillimisht iu bashkua klubit nga Sporting në janar 2020./ORAinfo/

Komento: