Fernandes në Barcelonë? Vjen lajmi i fundit nga Anglia

16:36 | 09 Janar 2022

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes i ka cilësuar raportet që e lidhin atë me një transferim te Barcelona si “gazetari e keqe”.

Fernandes u bë shpejt një figurë hajmali në Old Trafford pas lëvizjes së tij nga Sporting CP në janar 2020, por ka pësuar një rënie të madhe në formë në gjysmën e parë të sezonit 2021-22,përcjell ORAinfo.

27-vjeçari ka shënuar vetëm një herë në 14 paraqitjet e tij të fundit në Premier League dhe është sugjeruar se ai është një nga disa lojtarë që janë bërë të pakënaqur te United, pasi ata janë në vendin e shtatë në tabelë, katër pikë larg Ligës së Kampionëve./ORAinfo/

Komento: