Fero shihet me një femër në Aeroport, ja kush është ajo

12:56 | 16 Dhjetor 2022

Fero kapet në Aeroport me një femër, ja kush është ajo.

Feronit Shabani, reperi i njohur si Fero është parë mbrëmë në aeroportin e Prishtinës në përqafimin e Arbenitës, këto janë fotot që konfirmojnë bashkimin e çiftit të njohur, mollë sherri për ftohjen e raporteve të tyre ishte bërë Neymar.

Ylli brazilian i kishte shkruar Arbenitës në Instagram ndërsa publikimi i dëshmisë së mesazhit të Neymar e kishte irrituar reperin kosovar duke acaruar raportet mes tyre, Arbenita ka fshirë të gjitha fotot me Feron, ndërsa reperi i kishte hequr“Follown” gruas së tij.

Por, duket se gjithçka i takon të kaluarës dhe se çifti i njohur është bashkuar pasi cifti shihen te perqafuar e te lumtur krah njeri tjetrit. Arbenita dhe fero jane edhe prinder te nje vajze qe e kane quajtur Nina e me te cilen shpesh shihen bashke.

Ndryshe, Fero eshte nje nga reperet me te perfolur shqiptar, ndersa Arbenita nga modelet me te njohura qe karrieren e saj po e zhvillon jashte Kosoves ku edhe jetojne, ajo grumbullon mijera fansa ne rrjete sociale./Indeksonline

Komento: