Fero uron Fitër Bajramin me këtë imazh

13:28 | 30 March 2025

Feronit Shabani, i njohur si Fero ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Instastorje Fero shihet të ketë qenë në xhami për faljen e namazit të Fitër Bajramit, ku fotografisë i kishte bashkangjitur edhe urimin.

“Urime festa e Fitër Bajramit, paqeja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju dhe mbi familjet e juaja”, shkroi Fero në postimin e tij.

Fero së fundi është bërë temë diskutimi për rikthimin në muzikë, anise dikur thoshte se është “haram”.

Komento:
loading