Feronikeli 74 rikthehet në Superligë, Liria në barazh.
Feronikeli 74 është shpallur kampion në Ligën e Parë në Grupin A, kështu duke u rikthyer në Superligën e Kosovës nga sezoni i ardhshëm.
Skuadra nga Drenasi siguroi vendin e parë në tabelë me 57 pikë të grumbulluara nga 27 ndeshje.
Ndërkohë, Liria që është në pozitën e dytë do ta kërkoj inkuadrimin në Superligë me anë të barazhit.
Teksa Fushë Kosova ishte ekipi tjetër që u ngjit në Superligën e Kosovës, nga Liga e Parë, por nga Grupi B.