Feronikeli apo Trepça ’89: Ja sa para do të fitojë ekipi që fiton Kupën e Kosovës

21:17 | 23 Maj 2019

Shuma e parave që do të përfitojë ekipi që fiton Kupën e Kosovës.

Feronikeli dhe Trepça ’89 do ta zhvillojnë të premten finalen e Digitalb Kupës së Kosovës për edicionin 2018/2019.

Zëri mëson se fituesi i këtij edicioni do t’i arkëtojë në arkat e klubit 30 mijë euro, kurse skuadra tjetër finaliste do t’i përfitojë 10 mijë euro.

Finalja e madhe do të zhvillohet në stadumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Kujtojmë se Feronikeli në këtë edicion e ka fituar titullin kampion në Superligë, kurse Trepça’89 ka përdunduar në pozitën e barazhit për mbetje në elitë derisa do të pë përballet me Vëllaznimin.

Feronikeli tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe nëse Trepça’89 e fiton Kupën, do të marr pjesë në Ligën e Evropës.

Kampioni i ri i Kosovës do të debutojë në Champions League më 25 qershor me ndeshjen ndaj ekipit Santa Coloma nga Andorra.

Siç dihet, faza parakualifikuese e Championsit do të mbahet në Kosovë.

Komento: