Feronikeli kualifikohet në gjysmëfinale, eliminon Ferizajn – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Feronikeli kualifikohet në gjysmëfinale, eliminon Ferizajn

15:27 | 09 Shkurt 2019

Feronikeli ka mposhtur Ferizajnë, për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Pas më shumë se dy muaj pushim ndërmjet dy stinorëve topi i futbollit të shtunën (sot) u rrokullis për të shënuar kështu fillimin e stinorit pranveror të futbollit në Kosovë, por jo me ndeshjet kampionale, por me ato të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Stinori pranveror nisi me ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës mes Ferizajt dhe Feronikelit.

Më të mirë u treguan mysafirët, duke triumfuar me rezultat minimal në Ferizaj.

Golin e vetëm, për 0-1 në këtë ndeshje, e ka realizuar sulmuesi Kastriot Rexha në minutën e 20-të, pas një asisti nga Përparim Islami.

Nesër në program janë edhe ndeshjet tjera: Prishtina – Trepça ’89, Vëllaznimi – Drita dhe Kika – Ballkani.

Ndeshja Prishtina – Trepça ’89 luhet nga ora 15:00 kurse takimet tjera nga ora 13:00.

Komento: