Feronikeli rikthehet në lojë ndaj ekipit sllovak, Hoti shënon supergol

19:41 | 24 Korrik 2019

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli ka ngushtuar disavantazhin kundër Slovan Bratislavës në 2-1, në përballjen e vlefshme për kualifikimet për në Europa League.

“Nikli” u duk i pashpresë pas golit nga penalltia të Bratislavës në pjesën e dytë, por djelmsohat e Zekirija Ramadanit kanë arritur të shënojnë golin shumë të rëndësishëm si mysafir.

Mendurim Hoti është ai që e ka ngulitur topin në rrjetën e kundërshtarit, pas asistimit të Ramiz Lladrovcit në zonë.

Komento: