Feronikeli zyrtarizon trajnerin e ri, nuk është shqiptar

13:52 | 06 Gusht 2019

Pak ditë pasi shkarkoi nga posti i trajnerit Zekirija Ramadanin, feronikeli ka zyrtarizuar trajnerin e ri i cili nuk do të jetë shqiptar.

KF Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukićević, i cili do ta udhëheqë Niklin për një sezon.

Ai ka qenë futbollist i shumë skudrave të njohura si Buducnost/Podgorica, Mogren/Budva, Partizan/Beograd, Sevilla/Spanjë, Larnaca/Qipro etj.

Vukićević ka qenë poashtu trajner i shumë skudrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadres Ventspils/Latvia.

Gjatë karrieres së tij si futbollist dhe poashtu si trajner ka a fituar tituj të kampionit dhe poashtu trofe të kupes me ekipe të ndryshme.

Vukićević ka arriturr marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020.

Prezantimi do të bëhet sot në stervitjen e ekipit në orën 18:00 në stadiumin e KF Feronikelit.

Komento: