Ferrari prezanton hibridin e parë për rrugët urbane

14:41 | 30 May 2019

Nga Formula 1, drejtpërdrejt në rrugët urbane. Ferrari sapo ka prezantuar modelin “SF90”, i pari automjet hibrid në historinë e “kokëkuqes” që prodhohet në seri.

Me të njëjtën teknologji të përdorur edhe nga Vettel dhe Leclerc në garat e Formulës 1 ka lindur modeli që kremton 90-vjetorin e skuderisë italiane me seli në Maranello.

Modeli hibrid rrugor ka një motor prej 8 cilindrash në formë V, 90 gradë, dhe 3 propulsorë, dy të përparëm dhe një të pasëm.

Fuqia maksimale mbërrin deri në 1.000 kuaj fuqi, një rekord ky për një automjet ekstrem rrugor.

Çmimi ndërkohë mbetet “top secret”, edhe pse disa vlerësues e çojnë atë në rreth 600 mijë euro.

Komento: