Festa e Bajramit në botë: Festa të mbyllura, haxhillëk me distancë në Arabi

20:14 | 31 July 2020

Grupe të vogla të pelegrinëve kanë kryer ritet e fundit të haxhillëkut në Mekë, teksa myslimanët kanë shënuar festën e Bajramit të Vogël.

Sivjet, festat e Bajramit janë ndikuar rëndë nga pandemia e koronavirusit, që ka pamundësuar kryerjen e riteve të zakonshme. Kjo pandemi ka shtyrë shumë familje buzë varfërisë, teksa tradita fetare e blerjes së kurbanit ka qenë e pamundur për shumicën e tyre, raporton KOHA.

Nga pandemia është goditur edhe haxhillëku. Vitin e kaluar morën pjesë 2.5 milionë pelegrinë, por sivjet vetëm 1 mijë persona, banorë të Arabisë Saudite, janë lejuar të marrin pjesë në haxhillëk. Ministria e Shëndetësisë në shtetin saudit ka njoftuar se asnjë rast nuk është regjistruar te pelegrinët e sivjetmë.

Ndërkaq, në vendet me shumicë myslimane, falja e Bajramit të Vogël nëpër xhami ishte anuluar për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë. Liderët kanë bërë thirrje për paqe, teksa kanë lutur besimtarët që traditën e Bajramit ta mbajnë vetëm me familjarët e ngushtë.

Komento: