Një autobus i Trafikut Urban është dëmtuar sot gjatë festës së Halloween.
Kryetari i Prishtinës dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahemti, ka reaguar ndaj autobusit që u dëmtua sonte gjatë festës së Halloweenit.
Ahmeti ka thënë se kështu nuk festohet Halloween askund.
“Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me lëpiska e bonbone. Mos gjuani makinat!”, ka shkruar Ahmeti.
Autobusi dyshohet se u dëmtua nga fëmijët të cilët e kanë gjuajtur me ve.