Festa e Pavarësisë, Qeveria e Kosovës ndan kaq para për të – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Festa e Pavarësisë, Qeveria e Kosovës ndan kaq para për të

14:53 | 12 Shkurt 2019

Tashmë jemi në prag të festët së 17 shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Qeveria ka ndarë 500 mijë euro për festimet në 11-vjetorin e Pavarësisë.

Në mbledhjen e qeverisë, sot është vendosur që organizimet e 17 shkurtit të mbulohen me gjysmë milioni euro.

Tashmë është zbuluar logoja e festimit të 11-vjetorit të shtetësisë së Kosovës, e cila i dedikohet transformimit të Forcave të Sigurisë në ushtri.

Ndërsa, bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj është nikoqire e një koncerti që do të mbahet ditën e Pavarësisë.

Komento: