Festa kthehet në tragjedi, dy persona humbin jetën, shumë të tjerë të lënduar

20:58 | 01 Janar 2019

Jo për të gjithë festa e Vitit të Ri ka shkuar më së miri.

Dy persona kanë humbur jetën në Holandë në aksidente nga përdorimi i fishekzjarreve gjatë natës së Vitit të Ri.

Një person humbi jetën në një shpërthim të shkaktuar nga fishekzjarret në Enschede, ndërsa një tjetër në Friesland afër detit Ëadden.

Hetimet për këto dy ngjarje vazhdojnë ende dhe nuk është mbërritur ende në ndonjë përfundim.

Festime ka pasur pothuaj edhe në të gjitha sheshet e Italisë dhe pavarësisht ndalimeve nuk kanë munguar aksidentet nga përdorimi i fishekzjarreve artizanale, përcjell atsh.

Në province e Milanos, një i ri ndodhet në gjendje të rëndë pas humbjeve të duarve dhe lëndimin në kokë, ndërsa në Napoli dhe qytete të tjera sipas bilancit të policisë të lënduarit kanë qenë 215 persona.

Komento: