Festa në Prishtinë, reagon ashpër Gjuriq

15:28 | 12 June 2019

Marko Gjuriq duket se nuk i ka pëlqyer ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Drejtori i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq ka reaguar pas ceremonisë së 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai ka thënë se 20 vjet pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s nuk janë dënuar shkaktarët e krimeve ndaj serbëve.

“Në përvjetorin e terrorit, krimit dhe persekutimit të serbëve në Prishtinë festojnë pasi kanë dëbuar 56 për qind të banorëve jo shqiptarë dhe pasi kanë spastruar më tepër se 300 fshatra serbe”, deklaroi Gjuriq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Ata janë të ulur në pozitat më të rëndësishme në institucionet e Prishtinës dhe marrin mbështetje duke ua rrahur supet përfaqësuesit e shteteve që para 20 vitesh zhvilluan agresion ndaj vendit tonë”, shtoi ai.

Gjuriq po ashtu e quajti “të shëmtuar” ceremoninë e zhvilluar në Prishtinë ku morën pjesë Bill Clinton, Madeleine Albright e Wesley Clark.

Komento: