Injorohet shteti, zbukurohen tri komuna në vendin tonë.
Komuna e Podujevës ka hapur procedurën e tenderimit për për stolisje për festat e fundvitit.
E kjo bie në kundërshtim me vendimin për kursim të energjisë elektrike të marrë më 14 shtator nga Qeveria e Kosovës që njësoj si komuna udhëhiqet nga Vetëvendosje.
Por komunarët janë të gatshëm ta anulojnë atë, nëse bie në kundërshtim me rregullat efiçiente.
Zbukurimin e pati planifikuar edhe Vushtrria që udhëhiqet nga PDK-ja, por tender nuk shpalli.
E Obiliqi me kryetar të LDK-së, 15 mijë eurot e dekorimit do t`i shfrytëzojë në një formë tjetër duke organizuar një mini festival me muzikë.