Festë e madhe: Milani siguron transferin parë për merkaton e verës

23:15 | 24 Maj 2021

Festa ka mbaruar: Milan siguron transferin parë për merkaton e verës.

Rosonerët kanë gati transferin e parë në merkato pas kualifikimit në Champions League.

Milan siguroi mbrëmë kualifikimin në Champions League pas fitores në transfertën me Atalantën dhe tani Rosonerët kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Problemi kryesorë i Milanit muajt e fundit ka qenë rinovimi i kontratës me Donnarumman.

Për momentin gjasat për tu arritur marrëveshja janë të pakta dhe prandaj Maldini ka intensifikuar bisedimet me Lille për transferimin e Mike Maignan.

Maignan e ka mbajtur rrjetën të paprekur 19 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon, ndërsa Milan ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e tij.

Rosonerët do të paguajnë 15 milionë euro për kartonin e Maignan, ndërsa 25-vjeçari do të firmos kontratë pesë vjeçare me pagë prej 3 milionë eurove në sezon.

Komento: