Festë e madhe në ditëlindjen e djalit të Almedës dhe Tolgahanit

11:40 | 06 Maj 2020

Brenda festës së ditëlindjes së djalit të Almedës dhe Tolgahanit.

Sot është një ditë e veçantë për modelen shqiptare, Almeda Abazin dhe aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, pasi që sot djali i tyre Efehan feston ditëlindjen e parë.

Urimet për ditëlindjen e parë të djalit çifti ka pranuar që nga mëngjesi. Edhe pse janë të vetizoluar në shtëpi, Almeda dhe Tolga kanë organizuar një festë në shtëpi.

Oborri i shtëpisë së tyre ishte rregulluar sikur në skenat e filmave të animuar, teksa nuk mungoi edhe torta për Efehanin.

Disa pamje nga kjo festë i ka publikuar Almeda.

Komento: