Festë e madhe në familjen e Andrrës e Sinanit, zonja bën këtë veprim emocionues

09:31 | 26 May 2019

Andrra Destani, u bë emër i njohur në mediat që kur ajo bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin e njohur, Sinan Hoxha.

Lidhja e tyre e dashurisë u bë edhe më serioze pasi ata e kurorëzuan atë me martesë. Një vit më vonë erdhi në jetë djali i tyre, Ansi, shkruan ORAinfo.

Ai sot është rritur dhe di të kujdeset shumë mirë për vetën. Nëna e tij, Andrra kujdeset për çdo detaj rreth fëmijës së saj të vetëm.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Sot përmes një postimi ajo ka treguar se djali i saj ka ditëlindjen, e për këtë ka bërë një urim mjaftë të bukur e emocionues.

” Edhe ne njemije perpjekje te tjera, jeta s’do te kishte ditur te me falte bekim me te madh. Prej tre vitesh frymoj per ty e te jetoj ne cdo mendim timin, ne cdo lutje, ne cdo qelize! Premtoj mos te ta leshoj kurre doren, ne asnje sfide te jetes, ne asnje cast veshtiresie, ne asnje sekond te saj. Rrembeji jetes kenaqesi te pafundme e mos u ndal kurre se luftuari per gjithcka do. Gezuar ditelindjen, emocioni im i pare! Je endrra qe une prek cdo dite!”- ka shkruar Andrra në urimin e saj./ORAinfo/

Komento: