
Sonte është festë në familjen e këngëtarit të njohur, Mahmut Feratit.
Mahmut Ferati është njëri nga zërat më të dalluar të muzikës shqiptare.
Ai u inkuadrua në botën e muzikës në moshë të re, duke fituar dashurinë e publikut me krijimin e hiteve të tij që ende dëgjohen me shumë nostalgji.

Për të sot është ditë speciale për shkak se ka ditëlindjen ku mori urime të shumta nga dashamirësit e tij duke e uruar më fjalët më të mira.
Këngëtari tetovar mbushi plotë 59 vite jetë duke e bërë të ditur se edhe për të mosha është thjeshtë një numër pasi kujdeset të shfaqet në top formë më shumë se kurrë me parë.

