Liverpool thyen rekordin e Man Cityt në Premierligë.
Liverpool ka barazuar rekordin e Manchester City për më së shumti fitore brenda një sezoni, me fitoren 1:3 ndaj Neëcastle United.
‘The Reds’ kanë fituar titullin e 19-të të Premierligës këtë sezon, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme nën drejtimin e Jurgen Klopp.
Ishte titulli i parë për Liverpool pas 30 vitesh, me të fundit që ishte fituar në vitin 1990.
Por, fitorja në ndeshjen e xhiros fundit kundër Neëcastle United ishte e veçantë për Liverpool.
Kjo ishte fitorja e 32-të e Liverpoolit këtë sezon, me të cilën ka barazuar rekordin e Manchester City, që në sezonet 2017-18 dhe 2018-19 kishte arritur numër të njëjtë të fitoreve.