Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka konfirmuar se klubi ka aktivizuar klauzolat e zgjatjes së kontratave të katër futbollistëve.
Diogo Dalot, Fred, Marcus Rashford dhe Luke Shaë janë futbollistët që kanë rinovuar me klubin anglez.
Kontratat e të katër futbollistëve skadonin në qershor të vitit të ardhshëm.
Rashford, Fred, Dalot dhe Shaë tani do të jenë të lidhur me “Djajtë e Kuq” për së paku edhe një tjetër sezon – deri në verën e vitit 2024.
“Po, mund ta konfirmoj”, tha Ten Hag duke shtuar: “Ne jemi të lumtur sepse skuadra po shkon në drejtimin e duhur dhe ata lojtarë kanë një kontribut masiv në atë drejtim”.
“Ne duam të zhvillohemi, duam t’i mbështesim ata lojtarë dhe duam që ata të vazhdojnë në procesin tonë. Pra, kjo është arsyeja pse kemi ardhur në këto vendime, jam i sigurt se janë vendimet e duhura. Ne duam të ndërtojmë një ekip për të ardhmen, kështu që për vite më të gjata ata lojtarë duhet të jenë pjesë e tij”, deklaroi trajneri holandez.