Rafael Leao dhe Milani nuk do të ndajnë rrugët.
Ylli portugez është pjesë thelbësore e ‘Rossoneri’, andaj drejtuesit e klubit e duan edhe për një kohë të gjatë pjesë të tyre.
U raportua që lojtari tashmë ka nënshkruar kontratën e tij të re, dhe këtë gjë e konfirmon edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas tij, Rafael Leao tani ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me Milan deri në qershor 2028.
Klauzola e lirimit të yllit të klubit ‘kuqezi’ do jetë prej 175 milionë euro.
Ndërsa, paga e tij do jetë 5 milionë euro paga neto për sezon plus shtesa.