Festë në “San Siro”, Milan po e rikthen yllin e madh

21:43 | 03 Gusht 2019

Dida po kthehet përsëri në “San Siro”.

Milani po mendon të rikthejë ish-portierin brazilian Dida. Siç raporton “La Gazzeta Dello”, drejtuesit kuqezi po mendojnë t’i ofrojnë një rol si përgatitës në sektorin e të rinjve ose në atë të femrave që drejtohet nga Maurzio Ganz.

Këtë herë rikthimi nuk bëhet fjalë për në fushën e lojës, por me një rol të ri.

Te Milani këtë sezon është kthyer edhe Boban, por edhe Maldini që ka marrë një detyrë të rëndësishme si drejtori i klubit.

Dida shkëlqeu me fanelën e Milanit duke fituar edhe dy Champions League në vitin 2003 dhe 2007. Një lajm që padyshim do të gëzojë tifozët kuqezi.

Komento: