Festë në Senegal, Mane pritet të jetë në Kupën e Botës

09:26 | 11 November 2022

Raportohet se Sadio Mane ka një shans për të luajtur në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sipas “AFP”, Senegali është gati ta përfshijë futbollistin në listën për turneun në Katar, pavarësisht lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit të Bayern Munichit, transmeton Gazeta Express.

“Është e sigurt të thuhet se Mane do të jetë në skuadër”, tha një burim nga Federata e Futbollit të Senegalit.

Në anën tjetër, vetë lojtari thuhet se po qëndron i qetë dhe e kupton që lëndimet janë pjesë e futbollit.

Kupa e Botës 2022 fillon më 20 nëntor në Katar. Kombëtarja e Senegalit është në grup me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin.

Senegali pritet ta zbulojë listën me futbollistët e ftuar këtë të premte.

Komento: