Festë në vendlindjen e Haxhi Shalës deputetë e zyrtarë të AAK-së, hyejnë rregullat anti-Covid

11:39 | 16 Dhjetor 2020

Deputetë e zyrtarë të AAK-së festë në vendlindjen e Haxhi Shalës, thyejnë rregullat anti-Covid.

Qytetarët po dënohen çdo ditë vetëm për mosrespektim të masave anti-Covid.

Por njejtë nuk po ndodhë edhe me politikanët. Ata çdo ditë po grumbullohen në ndeja, ku po grumbullohen dhjetëra persona, pa respektuar fare masat anti-Covid.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi ku zyrtarët e AAK-së janë mbledhur në fshatin Banjë të Malishevës në një darkë.

Në foton e publikuar nga kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ku i pranishëm është edhe deputeti Haxhi Shala, dhe Ahmeti Isfui e Muharrem Nitaj nga kjo parti, shihet se fare nuk respektojnë masat, shkruan Reporteri.

“Një takim shumë miqësor me rastin e fundvitit.

Te Kështjella e Azem Limajt, së bashku me Haxhi Shalën dhe kolegët e tjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka gjobitur 780 persona për mosrespektim të masave anti-Covid në 24 orët e fundit.

Komento: