Një lajm shumë i mirë ka ardhur për skuadrën e Milanit.
Leo Duarte ka kaluar me suksese virusin Covid-19.
Mbrojtësi brazilian, Leo Duarte, ka pranuar sot rezultatet e testeve për Covid-19 dhe ato janë negative, bën të ditur ‘Sky Sport Italia’.
Mbrojtësi rezultonte pozitiv gjatë muajit shtator dhe ishte lojtari i parë i Milan që infektohej nga ky virus.
Edhe Zlatan Ibrahimovic rezultonte pozitiv, por ai e kaloi virusin më herët, madje shënoi dy herë në ‘Derby della Madonnina’.
Duarte tashmë do të jetë i gatshëm që të kthehet në stërvitjet e plota me ‘Rossoneri’.
Në anën tjetër, Matteo Gabbia vazhdon të jetë në luftë me virusin dhe duhet edhe pak kohë për rikuperimin.