Festim Alidema kthehet në Kosovë, huazohet te Drita

20:06 | 26 August 2020

Futbollisti i njohur kosovar, Festim Alidema, është kthyer në Superligën e Kosovës. Një vit pasi u transferua te Slaven Bellupo në Kroaci nga Llapi, Alidema është kthyer te Drita në Kosovë.

22-vjeçari është huazuar për një sezon.

“Drejtori sportiv Valon Zymberi ka njoftuar që parimisht është dakorduar me agjentin e Festimit e më pas edhe me ekipin kroat që Festimi të jetë bardh e kaltër për periudhën njëvjeçare në formë huazimi”, ka bërë të ditur kampioni i Kosovës në një postim në Facebook.

Drita shpreson që me ndihmën e sulmuesit të krahut të mbrojë titullin e kampionit e të ketë sukses në kualifikimet për Ligën e Evropës, që do të zhvillohen në shtator.

Komento: